Mbështetësit e Partisë Demokratike nga të gjitha rrethet e vendit janë mbledhur këtë të hënë në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Një pjesë e protestuesve kanë zgjedhur të bashkohen me drejtuesit e PD-së në selinë blu.
Në një prononcim për media, një protestues i veshur me kostum tradicional i bën thirrje deputetëve që të mos ikin nga protesta, por të qëndrojnë në shesh deri në rrëzimin e qeverisë.
“Do qëndrojmë natë e ditë. U bëj thirrje deputetëve të mos ikin, por të rrinë me popullin aty deri sa të ikë Edi Rama,” tha protestuesi.