Fatura financiare për dëmet që shkaktuan deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shipërisë në seancën plenare më 30 shtator, ku dogjën karriget e tyre është 764.922 mijë lekë.
Sipas dokumentit deputetët kanë afat që të paguajnë për dëmet e shkaktuara deri mëë 20 Nëntor, ose ndryshe do t’u mbahet nga paga. Mësohet se përgjegjës për dëmet e shkaktuara janë deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Elda Hoti.
Gazment Bardhi duhet të zhdëmtojë demet me vlerë 209.175 lekë
Flamur Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë
Bledian Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë
Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë