Antonela dhe motra e saj, Mariela Berisha prej 2 muaj vijojnë të mbeten në arrati në lidhje me sulmin brutal që i bënë influenceres Klea Prenga në një lokal në Tiranë. Pas ngjarjes ku Prenga mori plagë në fytyrë, nuk dihet asgjë për fatin e dy motrave të cilat organizuan një sulm aq të rëndë.
Mësohet se dy motrat janë arratisur në drejtim të Dubait ndërsa në TikTok, persona të afërt me Antonelën dhe Marielën kanë bërë me dije, se pas ngjarjes ato janë larguar menjëherë, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës.
Në fakt, të shpeshta kanë qenë rastet kur në rrjet është përfolur se të dyja motrat janë larguar menjëherë nga vendi dhe tashmë janë strehuar në Dubai. Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe miqtë e afërt të dy motrave, duke bërë me dije se ndonëse në arrati, të dyja vazhdojnë të mbajnë kontakt me miqtë dhe bashkëpunëtorët në Shqipëri.
Që nga fillimi i gushtit, ku Antonela dhe e motra u shpallën në kërkim, policia nuk ka reaguar në lidhje me ecurinë e hetimeve apo rreth vendndodhjes së tyre. Gjithashtu pas sulmit ka patur përplasje në rrjete sociale midis 24-vjeçares dhe nënës së motrave Berisha. Klea Prenga, ka publikuar një koment të Donika Marashit, i bërë më 8 gusht, kur dhe ka denoncuar publikisht sulmin brutal të ish-konkurrentes së “Përputhen” dhe motrës së saj ndaj 24- vjeçares.