Në studion e “7pa5” në Vizion Plus, astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e kësaj fundjave.
Kemi Diellin që sapo është futur te Akrepat. Duhet të fusin në agjendë gjërat që duhet të fusim në agjende çfarë kemi për të mbyllur nga tetori.
Neptuni retgroradë mund të bëjë të harxhoni energji për qëllime utopike.
Në fundjavë një pjesë e mirë do e gjejnë veten duke reflektuar.
Dashi
Nisur nga sot dhe deri ditën e fundit të javës, detyrimet e punës do jenë shumë prezent. Kujdes në lëvizjet ekonomike sot dhe nesër. Mendohuni dy herë pasi mund të investoni aty ku nuk duhet.
Demi
Tendenca është shumë e fortë për tu marrë me jetën e tyre emocioanle. Vendoseni këtë pjesë në agjendë këto katër ditë në mënyrë që të zgjidhet dhe mos t’i ktheheni më pas. Lëvizjet konkrete të uranit, marsit dhe neptunit u japin mundësi të keni buzëqeshje në hapësirën profesionale.
Binjakët
Ky katër ditësh u jep mundësi për të zgjidhur një çështje që i përket lekut dhe ekonomisë. Në fundjavë do preferojnë të jenë në shtëpi dhe larg zhurmave.
Gaforrja
Kanë Marsin në gradë të mëdha. Nuk mungon nervozizmi dhe tendenca për të thënë gjënë e gabuar në tonacionin e gabuar. Mbani afër njerëz që ju bëjnë të reflektoni. Sepse do ju duhet shumë punë për të korigjuar gabimet.
Luani
Vazhdojnë të kenë profesionin çështjen më të rëndësishme dhe do ketë shanse të mira për përmirësim dhe propozim pune. Vendoseni karrierën në agjendë sot dhe nesër. Bëni aplikime, sqarime dhe diskutime në ditët e punës këto dy ditë. Më pas impenjimet familjare janë prioritet.
Virgjëresha
Sot edhe nesër kanë tendencë të mbajnë ritmin dhe të kenë ritëm të ngadaltë. Në fundjavë përshpejtohet shumë ky ritëm. Kanalizoni dëshirën për të vrapuar në çfarë drejtimi keni të rëndësishëm. Çfarë ka të bëjë me pagesat vendoseni prioritet sot dhe nesër.
Peshorja
Luhatjet e humorit do jetë tendenca e kësaj periudhe. Prandaj këshilla është të kontrolloni emocionet tuaja. Kanalizojeni energjinë tuaj vetëm në çështje personale, jo në punë dhe profesion.
Akrepi
Dje në drek Dielli është futur te ju. Kanë mërkurin ballë për ballë uranit. Do të duhet që nga sot, të jenë të kujdesshëm. Shfrytëzoni këtë periudhë me zhvillimet e jetës suaj personale. Fati ka tendencë për të ndihmuar në punë dhe ekonomi. Beqarët e akrepave duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë.
Shigjetari
E vetmja gjë që nuk duhet të merren këtë 4 ditësh janë çështjet familjare dhe anëtarët e familjes. Në agjendën e tyre do ketë ndryshime në çështjet profesionale, që është i mirëpritur prej jush.
Bricjapi
Plutoni largohet nga ju dhe është ballë për ballë marsit. E kanë potencialin për të arritur qëllimet e tyre. Lodhja dhe nervozizmi do ju shoqërojë. Bricjapët që kanë patur prej kohësh çështje të vështira, kjo periudhë është përmbyllëse.
Ujori
Të vetmen gjë që duhet të bëjnë këtë 4 ditësh është që vëmendjen t’ja dedikojnë partnerit, fëmijës, familjes. Do e gjeni veten duke shpenzuar kohë me njerëzit që duan, në zgjidhjen e impenjimeve të tyre. Fundjava ju gjen me miqë e me shok.
Peshiqt
Saturni është aty, neptuni është në lojë. Do ishte mirë që në këtë periudhë të gjejnë kohë për veten. Mbetet prioritet për Peshqit kujdesi për trupin dhe shëndetin e tyre. Në punë ngarkesa është e ndjeshme deri të shtunën. Të dielën merruni vetëm me veten.