I shkëputur nga demokratët euroatlantikë të Lulzim Bashës dhe prej kohësh nga Sali Berisha, deputeti Enkelejd Alibeaj krah deputetit Arbi Agalliu, por dhe Edvin Kullurit, Rezart Kthupi, Agron Kapllanaj prezantuan sot partinë e re politike të quajtur “Djathtas 1912”.
Parimet e kësaj partie që bazohet në pesë shtylla kryesore themelore të lirisë: individi, prona, familja, vetëqeverisja dhe besimi në zot. Dhe Kartën e Parimeve dhe Vlerave e lexoi vetë Enkelejd Alibeaj në një konferencë për median.
Ne besojmë tek individi dhe të drejtat natyrore, politike e ekonomike e të patjetërsueshme, për jetën, lirinë, ndërgjegjen, fjalën e lirë dhe ushtrimin e lirë të fesë. Të drejtën për të qenë i lumtur, për të pasur pronë, për të ndërtuar pasuri dhe për të mbrojtur veten dhe familjet. Dinjiteti i njeriut është baza themelore e lirisë së tij.
Union Bank
Antiberishistët me parti të re, prezantohet nesër nga Enkelejd Alibeaj! Zbulohet emri
LEXO EDHE:
Antiberishistët me parti të re, prezantohet nesër nga Enkelejd Alibeaj! Zbulohet emri
Qëllimi i shtetit është të sigurojë këto të drejta dhe të synojë gjithmonë ruajtjen dhe rritjen e lirisë. Qeverisja nuk është qëllim por mjet. Ne besojmë te sovraniteti dhe shteti si njësi unitare, te Kushtetuta e vendit, qeverisja përfaqësuese e drejtë që garantohen nga kontrolli dhe balanca mes parlamentit, qeverisë dhe drejtësisë. Këto janë gurët e themelit dhe zbatimi me rigorozitet i Kushtetutës dhe ligjeve që rrjedhin prej saj janë baza për zhvillimin e vendit.
Ne besojmë se vota e lirë dhe paprekshmëria e saj, pluralizmi i pikëpamjeve dhe respektimi i mendimit të individit janë themelet për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.
Ne besojmë në “një qeveri të ligjeve dhe jo të tjerëve”, të institucioneve dhe respektimi i mendimit të individit janë themelet për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.
Ne besojmë se një qeveri është më efikase dhe e pakorruptuar kur është e kufizuar në madhësi e fuqinë e saj. Qveria e vogël por e fortë. Eliminimi i rregullave të panevojshme dhe burokracisë.
Decentralizimi i pushtetit lokal dhe qendror janë parime të rëndësishme që sigurojnë angazhimin dhe pjesëmarrjen e shoqërisë në çdo hallkë të saj. Qeverisja vendore është guri i themelit të sovranitetit të komuniteteve dhe afrimit të qeverisjes tek qytetarët.
Komuniteti është lidhje organike mes njerëzve, shteti është lidhje mekanike por e domosdoshme.
Për ne, grupet e interesit nuk janë as klientele dhe as vasalë të qeverisë por ndërmjetës mes shoqërisë dhe qeverisjes.
Ne mbështesim tregun e lirë, ekonominë e plotë të tregut, përfshirjen sa më të vogël të shtetit në ekonomi, pavarësinë e individit në treg dhe lirinë e paprekshmërinë e pronës private si themele të ndërtimit të një ekonomie dhe shoqërie te lirë, të shëndetshme dhe sa më të pavarur. Biznesi e individët, dhe jo qeveria, janë krijuesit e vërtetë të mirëqënies dhe punësimit.
Ne besojmë se liria e tregut është rruga më e mirë për përmirësimin dhe rritjen e ekonomisë dhe shpërndarjen sa më të drejtë të pasurisë. Ne besojmë se konkurrenca duhet të inkurajohet, ndaj ndërhyrja e shtetit dhe rregullimi duhet të kufizohen duke mos cënuar zbatimin e ligjit. Nierëzit janë më të aftë për të marrë vendime për jetën dhe begatinë e tyre sesa burokratët. Sistemi i sipërmarrjes së lirë është baza e zhvillimit dhe rritjes së ekonomisë. Ekonomia kombëtare duhet të bazohet tek prodhimi. Po ashtu shpërndarja e drejtë e aseteve kombëtare eshtë jetike për një shoqëri të drejte për këdo.
Familja është baza e zhvillimit shoqëror për ne. Rritja e një familje të shëndetshme, mbi baza të traditës dhe barazise shoqërore, është boshti i ndërtimit të shtetit dhe mirëqenies së individit.
Ne besojmë se çdo jetë njerëzore ka dinjitet dhe vlerë të paçmuar dhe një politike e drejtë mbron jetën, nderon martesën dhe familjen, si institucionet kryesore të një shoqërie shëndetshme që perqafon ndikimet kulturore jetësore të fesë dhe moralit.”, tha Alibeaj
Partia, sipas statutit, do ketë ndarje pushtetesh brenda organizmit politik. Do krijohet një entitet garantues për ruajtjen e vijës politike dhe ideologjike të partisë dhe kryetari, njësoj si në PD do të zgjidhet me votë anëtarësie.
Pjesë e kësaj partie, pritet të jenë edhe deputetja Flutura Açka. Kjo lëvizje e tyre vjen vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare 2025.