Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta është vënë në pranga ditën e sotme nga BKH dhe oficerët e policisë pas urdhërarrestit të SPAK.
Ndaj tij rëndojnë korrupsion, pastrim i produkteve, pastrim parash. 5 muaj më parë Ilir Meta i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, u pyet nëse do të përdorte të njëjtën kartë për t’i shpëtuar arrestimit, atë për të cilën akuzon kreun e SPAK, Altin Dumani?
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ka dy kategori njerëzish që mendojnë, një kategori që mendon se Ilir Meta është çmendur, dhe një tjetër që mendojnë se Ilir Meta po sillet si i çmendur? Si ndihesh kur i dëgjon këto komente, sa të leverdisin këto lloj komentesh?
Ilir Meta: (Qesh) Unë e di që fundi i historisë së torollakut ëhstë që në fund fare do të nxjerr kartelën, dhe do thotë ju e dinit që unë isha me kartelë, por faji ëhstë i juaji që më dhatë këto detyra të rëendësishme, dhe do të përfitoj lehtësira./Vizionplus