Një katastrofë të tmerrshme ka paralajmëruar Korea e Veriut për fqinjin jugor nëse dërgon sërish dronë. Deklaratën e ka bërë Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong Un, pasi të shtunën Koreja e Veriut ka pretenduar që Seuli ka dërguar në Phenian dronë të kontrolluar prej larg, me pamflete kundër regjimit.
Autoritetet në Seul kanë thënë se nuk mund të konfirmojnë nëse pretendimet e Koresë së Veriut janë të vërteta.
“Në momentin që një dron zbulohet në qiellin e kryeqytetit tonë sërish, kjo do të çojë në një katastrofë të tmerrshme”, ka thënë Kim Yo Jong, sipas medias shtetërore verikorane.