Nga Eduard Zaloshnja/
(Analizë në kuadrin e një cikli paraprak analizash elektorale për 12 qarqet e Shqipërisë)
Rritja e numrit të shtetasve në regjistrin e Gjendjes Civile të Qarkut gjatë viteve të fundit ka bërë që ky qark t’i afrohet kufirit të shtimit të një mandate parlamentar (nga 14 në 15). Por cila parti ka më shumë gjasa ta marrë këtë mandat shtesë?
Në vitin 2021, PS-ja mori 1084 më shumë seç i duheshin për 8 mandatet që siguroi në Qarkun Durrës. Por përballë PS-së, PD-ja dhe LSI-ja garuan më vete dhe votat e kësaj të fundit shkuan dëm, sepse nuk prodhuan dot mandat. Ndërsa tani gjasat janë që PD-ja dhe LSI-ja të garojnë me listë të përbashkët (që mos t’u shkojnë vota dëm, si më 2021).
Një provë paraprake e listës së përbashkët opozitare u bë vjet në zgjedhjet lokale, ku LSI-ja përkrahu në terren kandidatët e Berishës për kryebashkiakë. Dhe ata në tre bashkitë e qarkut morën vetëm 41% të votave. Kuptohet që në garën parlamentare ka më shumë kandidatë që do të kërkojnë votat në terren, por rezultati i vjetshëm tregon se PS-ja e fillon garën me një epërsi paraprake.
Një zhvillim tjetër që mund të kemi në Qarkun e Durrësit është mundësia e daljes më vete të PAA-së së Dukës, i cili ka patur tradicionalisht përkrahje personale në këtë qark. Ai ka deklaruar se partia e tij mori 44 mijë vota në zgjedhjet e 14 majit dhe do një përfaqësim të qenësishëm në listat e përbashkëta të opozitës. Përndryshe, ka thënë Duka, PAA-ja mund të garojë me listë më vete.
Në këtë rast do të kemi një garë të fortë treshe se kush do ta marrë mandatin shtesë në Qarkun Durrës: PS-PAA-Bashkimi për Fitore.
SHËNIM: Llogaritjet e mësipërme presupozojnë se përkrahja e zgjedhësve që do të votojnë me postë nga jashtë vendit do të jetë e ngjashme me përkrahjen që kanë partitë nga zgjedhësit e këtushëm të Qarkut Durrës.