Artisti Liam Payne ka vdekur në mënyrë tragjike në moshën 31-vjeçare. Ai dyshohet se ra nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Argjentinës.
E dashura e tij, Kate Cassidy, ka bërë një dedikim prekës për të dashurin tanimë të ndjerë.
“Faleminderit të gjithëve për fjalët e mira dhe dashurinë që ma keni dërguar. Jam komplet e humbur. Asgjë këto ditët e fundit nuk është ndjerë si e vërtetë. Dua të iu kërkoj që të më jepni mëshirën dhe hapësirën që këtë ta kalojë në privatësi”, shkruan ajo.