Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Gloria Meshi ka folur rreth lidhjes së saj me djalin e Valbona Selimllarit dhe raportet që ajo ka me nënën e tij.
Modelja, u shpreh se ka marrëdhënie të mira me Selimllarin dhe se e vlerëson shumë.
“Është shumë e dashur, shumë e mirë siç e njohin të gjithë. Është po kaq e mrekullueshme sa ç’e shohim ne nga ekrani. Mendoj që pikën më të madhe e ka ajo për edukimin kaq të mirë që u ka bërë fëmijëve sepse është një djalë shumë i edukuar dhe unë gjithmonë mendoj dhe ia kam thënë që duhet të jesh shumë falenderues për mamin që ke, je ky që je sot dhe ke këto vlera për shkak të saj”, ka thënë modelja.
Më tej, ajo tregoi edhe “anën” e kujt mban Valbona Selimllari kur ajo debaton me djalin e saj.
“Ajo mban anën e së drejtës duke qenë se edhe ne nuk debatojmë, na zgjat 5 minuta, më pak se 5 minuta nuk ke çfarë ane të mbash se e zgjidhim, 5 minuta e kemi”, tha Gloria.