E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” ditën e sotme ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito, e cila zbuloi mjaft detaje nga karriera e saj, mëmësia dhe jo vetëm.
E pyetur nga moderatorja Erjona Rusi në lidhje me pjesëmarrjen e saj në BBV a mendon se është një Kiara tjetër para dhe pas përfundimit të reality show-t?
“Unë nuk është se jam shprehur shumë pas “Big Brother”-it sepse nuk kam dashur. E kam mbyllur atë si kapitull në jetën time. Kam mësuar shumë padiskutim, kam mësuar që jo gjithmonë besohet tek çdo njeri dhe kam larguar pak atë pjesën e naivitetit që ndoshta më karakterizonte. Të besimit për t’i parë gjërat ashtu siç unë doja dhe ashtu siç unë dua që ti kem njerëzit. Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm”.
A është lënduar ose ndjerë keq Kiara nga njerëz të caktuar brenda shtëpisë së BBV?
“Lënduar jo. As zhgënjyer jo sepse ajo dihet që është një eksperiencë që të të fton që të testosh veten tënde dhe të jetosh në shtëpi edhe me njerëz që ti mbase nuk shkon mirë, nuk ju përputhen karakteret. Tani që e mendoj që ka kaluar kohë nuk më bën përshtypje dhe them që nuk do të kisha ndryshuar asgjë edhe tek vetja ime në mënyrën se si ndodhën ngjarjet. Jam shumë e lumtur që gjithçka ka shkuar mirë”.