“Jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë nëse nuk kemi miq të mëdhenj.” Përmes kësaj fjalie, kreu i qeverisë Edi Rama, i dërgoi një mesazh kryeministrit të Kosovës Albin Kurti pas përplasjeve me partnerët ndërkombëtarë.
“Për mua është një parakusht absolut për çdo vend të vogël që të ketë miq….ditën që dikush do të vijë të na trokasë te dera mund ta mbrojmë shtëpinë më mirë me këta miq. Mbajtja e miqve në kushtet e vendeve si tonat, është një parakusht për të cilin çdokush ka në dorën marrëdhëniet ndërkombëtare, raportin e shtëpisë me çfarë ka jashtë shtëpie
E ftuar në podcastin “Flasim”, nusja e djalit të Ibrahim Rugovës Blerta Kllokoqi Rugova, që paralajmëron futjen në politikë, tha se prishja e marrëdhënieve me ndërkombëtarët është frikë që ndihet te shqiptarët e Kosovës.
“Duhet ndjekur një rrugë nga çfarë na është pasur më herët, të mos prishim raportet me ndërkombëtarët. Kjo është një frikë personale imja dhe ndoshta edhe e shumë të tjerëve, që kanë qenë apo janë aktivë në politikë. Zhvillimet e fundit po i shohim me një sy shumë kritik, sidomos kritikat që po vijnë me të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto janë disa elemente që duhen parë, zgjedhjet janë shumë shpejt.”
Në podcastin “Flasim” kryeministri Edi Rama komentoi edhe përplasjet në Kuvend, duke thënë se opozita te ne, është bërë shembull i keq edhe për parlamentin e Kosovës.
“Në parlament ne ndër të tjera kemi prish edhe Kosovën, u prish edhe në Kosovë, dhe ne e dhamë shembullin, ata që I dhanë këtë lloj toni politikës, erdhën nga partia e mëparshme e cila nuk kishte rrugë të mesme, o jemi ne, ose është armiku. E gjithë mënyra sesi komunikohet është skandaloze. Fjala kriminel, fjala hajdut është bërë si bukë e djathë edhe atje”