Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Burrelit.
Në banesën e shtetases me iniciale Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën 41-vjeçarja me iniciale F.C.
Viktima është vajza e pronares së banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.