Rama: Dua të përsëris edhe një herë, falenderimet me shprehjen me të sinqertë për vizitën sot në Tiranë, bashkë me pjesë të konsiderueshme të kabinetit të tij qeveritar, Ejvallah.
Jam shumë i kënaqur që mbajtëm takimin e dytë të këshillit të bashkëpunimit ku konfirmuam vendosmërinë për të forcuar karakterin strategjik të bashkëpunimit, zbatimin e marrëveshjeve dhe potecialin e kësaj marrëdhënieje.
Presidenti turk e përsërit sa herë takohemi që niveli i shkëmbimeve tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk e pasqyron sic duhet potencialin mes dy vendeve. Ambicia jonë është që të arrijmë tavanin 2 miliardë euro për të celur më pas një fazë të dytë.