Partizani kryeson fazën e parë në Superligën shqiptare.

Të kuqtë ngecën në barazim 1-1 ndaj Elbasanit në javën e 9-të, pikë që i mjafton për të mbajtur vendin e parë.

Një barazim mes polemikash në stadiumin “Elbasan Arena”, me të dy skuadrat që gjetën golin edhe në pozicion jashtë loje.