Në një rrëfim si nuk e keni dëgjuar më parë, Xhilda Luzi, pjesë e ‘Top Channel’ që prej nisjes së këtij sezoni, në ‘Goca dhe Gra’ ka treguar shumë nga jeta e saj.
Me një pasion për violinën, artet, të bukurën dhe çdo lëndë që lidhej me aftësitë komunikuese, Xhilda tregoi se ka dëshiruar gjithmonë të jetë pjesë e televizionit. Por në një takim rastësor punë në ambientet e ‘Top Channel’, edhe pse u paraqit për një vend pune, Xhilda tregoi se u dashurua dhe në fakt gjeti partnerin e jetës së saj.
“Erdha për punë dhe gjeta burrë”, tha ajo duke qeshur.
Xhilda tregoi edhe historinë familjare, e ardhur nga një familje me prindër të divorcuar, por me një marrëdhënie korrekte me njerkën, Xhilda shtoi se gjithmonë ka dashur t’i pëlqejë babait të saj.