Aktivistja Evi Kokalari është e shokuar nga thirrjet e Sali Berishës, për mosbindje civile në protestën e 7 tetorit.

“I pergjerohem demokrateve – dhuna nuk eshte pergjigje. Do hapni probleme per veten tuaj, por ju e dini shume mire qe nuk do zgjidhni gje. Mos bini viktime.

Jam e shokuar qe nje ish-president, ish- kryeminister i Shqiperise ben thirrje per mosbindje civile! Jam e turperuar se sa verberisht e kam mbeshtetur kete njeri qe sot theret per dhune ndaj popullit te tij.
Sigurisht qe duhen zgjedhje te lira, por e besoni vertet Berishen kur asnje nga zgjedhjet ne PD nuk ishin te lira?
Sigurisht duhet rotacion, por doni realisht te shkoni nga Edi Rama tek Meta dhe Berisha? Zgjedhjet lokale 2023 u shiten per kullat e familjes se Berishes. Boll u viktimizuat me dashje.

Dikur perpara Covidit, ne Tirane u be nje nga protestat me te bukura qe kam pare, paqesore dhe masive. Keto jane protestat qe duhet te bej opozita.

Mos bini viktime. I thoni JO dhunes dhe shkaterrimit te prones shteterore. Ky eshte kurth per problemet vetjake te nje pjese te vogel qe perfundimisht ka marre peng opoziten.

Boll më”, shkruan ajo.

“Ka nje grup injorantesh ne Parlament qe shtyjne dhunen ne emer te Berishes. Ky grup do pastrohet!

Ka nje grup tjeter deputetesh ne PD qe keto tre vite ka treguar dinjitet dhe jane munduar te bejne punen e tyre pa u ngaterruar me keta qe thjeshte bejne teater ne emer te pazarit me Rames.

Keta jane deputetet qe duhet te mbeten ne PD, dhe ketij grupi i duhen shtuar intelektuale dhe individ nga diaspora.
PD do pastrohet. Me besoni per kete. Shume gjera po ndodhin ne shume drejtime, dhe se shpejti do pastrohet jo vetem PD-ja, por dhe media.

Atehere do fillojë beteja e vertetë dhe serioze me maxhorancen. Rruga duket pak e gjate, por eshte ne menyre absolute e mundshme. Beni dhe pak durim”, vijon Kokalari.