Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka organizuar një seminar me Prokurorët e SPAK në Peshkopi, për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të Prokurorisë së Posaçme.
Seminari i zhvilluar nga Programet e Ambasadës amerikane, kishte si qëllim mbështetjen e institucioneve të pavarura të Shqipërisë, në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK.