Lajmi se këtë vit BBV do të nisë më shpejt se herët e tjera është bërë viral pak kohë më parë, edhe nga “ngacmimet” e producentes Sara Hoxha, e cila i është përgjigjur menjëherë kureshtjes së fansave. Ndonëse akoma nuk ka një datë, puna ka filluar.

Kjo fillimjave ka bërë bashkë producentët e reality show-t, motrat Hoxha dhe Ledion Liço, si edhe studion e zgjedhur që do të projektojë shtëpinë e famshme për sezonin e ri televiziv.

Nga sa duket, shtëpia e re do të ketë shumë ndryshime nga ajo e vitit të kaluar. Në këto pak imazhe dhe vizatime të publikuara nga studio e arkitekturës, vihet re një pjesë e sallonit, e dhomës së rrëfimit (mbase), si edhe e hyrjes kryesore të shtëpisë.

Ergys Lubonja, regjisori i njohur i BBV3, duket se edhe këtë vit do të marrë timonin e regjisë së spektaklit, për të cilin të gjithë kanë vetëm një pyetje tashmë: kur fillon?