21 gola në 23 ndeshje në Champions me Sitin për Halandin. Statistikat e tij janë befasuese.
“Ne po luanim mirë. Unë nuk prisja që të mbroheshim kaq thellë. Ata kishin luajtur në sulm në ndeshjet e tjera, por u mbrojtën kaq thellë në këtë ndeshje dhe ishte e vështirë. Por në momentin që ne bëmë 2-0 ishte në rregull”, tha trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola.
Në lidhje me golin spektakolar të Halandit, trajneri tha: “E pashë topin kur hyri brenda. Është e pabesueshme. Ai është një statujë. Ai është aq i gjatë dhe fleksibël. Më pëlqen, ka edhe atë sensin e humorit. Ishte një gol shumë i ngjashëm me atë të Dortmundit disa vite më parë. I pabesueshëm! Nuk e di se cili ishte më i vështirë, që të dy ishin shumë të vështirë. Ai pati disa raste. Është gjithnjë i rrethuar nga tre mbrojtës dhe dy mesfushorë. E zëvendësova përpara penalltisë sepse ne kemi shumë ndeshje dhe më duhet ta bëj. Ai e kupton vendimin tim. Kur Erling nuk është në fushë, Stons mund të luajë si sulmues. Pike te Barça kishte një nuhatje të pabesueshme goli dhe njëjtë edhe për Xhon”.