Nga Adriatik Doçi

Orientimet e kryezëdhënësit të Berishës (Alfred Lela) për protestën me sfond iranian kundë qeverisë, konfirmojnë dyshimet dhe shenjat për privatizimin e Revulucionit të Flamingove nga Sali Berisha, duke ripërtërir revolucionin e tij paqësor të nisur 13 vitë më parë. Protesta që nisi me thirrjen dominuese ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, jo vetëm ndryshoi narrativën rrugës, por tre javë më vonë, ka nisur të konturojë fytyrën e liderit që fshihet pas pulave të flamingos së Shqipërisë së Re, që është fytyra e Sali Berishës.
Fakti se nga lista e kërkesave ultimative u hoq dorëheqja e Berishës, duke lënë si subjekt vetëm Ramën dhe fakti se pas uraganit të flamingove sot ka mbetur para Kryeministrisë vetëm bërthama e Partisë Demokratike, fashit çdo dyshim për kapjen e protestës.

Duke pasur një sfond të theksuar iranian, madje edhe personazhi që lëxoi kërkesat në emër të protestës është mbështetës i deklaruar i Hamasit, Sali Berisha besohet se e ka pasur më të lehtë rrugën për të futur në dorë protestën, të cilën mund t’a përdorë si një armë të fortë për plaçkë dhe pazare.
Hamasi, shumë mbështetës të të cilit janë shfaqur në protestë, është akronimi i Harakat al-Muqawama al-Islamiyya (Lëvizja e Rezistencës Islame), një organizatë politike dhe paraushtarake palestineze, islamike, sunite dhe fundamentaliste. Së bashku me Hezbollahun dhe Houthi, Hamasi është pjesë e “Boshtit të Rezistencës” të Iranit, një aleancë e milicive islamike që përfshin Irakun, Sirinë, Libanin, Gazën dhe Jemenin.
Sali Berisha ka një lidhje të hershme dhe të konsoliduar me qarqet iraniane, lidhje të cilën e ka përdorur për të shantazhuar Perëndimin dhe për të mbajtur pushtetin.
Në prill të vitit 2023, portali Hashtag.al publikoi për herë të parë një intervistë të dhënë nga Berisha, në Tiranë, në Mars-1997 për televizionin shtetëror iranian, i cili në atë vit kishte nisur transmetimet në nivel ndërkombëtar.
Intervista e Sali Berishës u publikua në Iran dhe mendohet se të parët që e dokumentuan ishin autoritetet e inteligjencës izraelite, të cilët e cilësuan si tepër shqetësuese.
Në këtë intervistë Berisha flet për fuqitë kolonialiste (me në krye SHBA-të) që shkaktuan rrëmujën në Shqipëri dhe luftën në Bosnjë. Akuzoi Kishën Orthodhokse se bashkë me mafien organizuan furnizimin me naftë dhe thyerjen e embargos në Ish-Jugosllavi. Berisha pohon se e lejoi kontrabandën e naftës sepse ndihej inferior nga presioni (sipas tij anti-musliman) i vendeve perëndimore. Sipas tij, firmat piramidale u stimuluan nga bankat evropiane dhe sidomos nga bankat amerikane. Ai thotë se merikanët kërkuan Limanin e Durrësit për bazë ushtarake në këmbim në anëtarësimin e Organizatës së Partneritetit për Paqe (NATO), por këto sipas tij i kishin mashtrime.

Sali Berisha nuk nguroi t’a mohonte këtë intervistë tejet kompromentuese, por faktet nuk lënë shumë vend për dyshime. Intervista besohet se është pjesë e dosjes së SHBA për shpalljen e tij non grata. Është në versionin audio. Është botuar edhe në disa gazeta të kohës.
Intervista e Sali Berishës për televizionin iranian kundër amerikanëve përputhet me pretendimet e shefit të SHIK-ut në atë kohë Bashkim Gazidedes se ngjarjet e vitit 1997, që rrëzuan Berishën nga pushteti, ishin organizuar nga CIA.
Në mars të vitit 1997 ish-kryetari i SHIK Bashkim Gazidede bëri një nga deklaratat më të bujshme dhe më të rënda ndaj SHBA.
Në një fjalim të gjatë në parlament në sallën e kuvendit numri një i Shërbimit Informativ Kombëtar akuzoi amerikanët për trazirat e ’97.
Bashkim Gazidede ishte dora e terrorit të Sali Berishës gjatë viteve 1992-1997. Emri i tij lidhet me rrëmimet, torturat dhe zhdukjen e njerëzve, dhunimin e kundërshtarëve politikë të Berishës, reprezaljet, shtypjen e protestave, përndjekjet, djegien e gazetave kritike, sulmet fizike ndaj gazetarëve, planet për pushtimin e jugut të vendit etj.
Gazidede u arratis pas ngjarjeve të ’97, ku kërkoi azil politik pikërisht në Iran, në një kohë kur zyrtarët që përndiqeshin nga Berisha kërkonin azil në SHBA.
Lidhjet e Sali Berishës me Iranin dhe organizata me natyrë terroriste raportohet se kanë nisur që në vitin 1992, me nyje Bashkim Gazideden.
Në 5 gusht të vitit 2015, gazetari Mero Baze, përpos të tjerave shkruan se “Ekzaktësisht, Sali Berisha ka një problem me dy persona kyç të Al-Qaeda-s, Dr.Abdyl Latif Salehu, një financues i rëndësishëm i këtij rrjeti, i futur në listat e zeza të SHBA dhe Dr.Ayman Zawahiri, një inxhinier, vëllai i Al Zawahirit, liderit të fundit të Al-Qaeda-s që vdiq javën e kaluar. Të dy këta persona kyç të Al-Qaeda-s u vendosën në Shqipëri në kohën e pushtetit të Sali Berishës, iu dha shtetësia me dekret prej tij dhe përfunduan si personat më të kërkuar nga CIA në vitin 1999. Nga kërkimet që më është dashur të bëj, ndërsa po shkruja në një nga librat e mi për këto lidhje të Berishës me këta njerëz kyç të Al-Qaeda-s, më rezultoi se Dr. Abdyl Latif Salehu kishte edhe pasaportë shërbimi të shtetit shqiptar, edhe pasaportë të zakonshme me këto të dhëna. PASSPORT (Albania) 314772 8 March 1993 dhe PASSPORT (Albania) 0334695 1 December 1995. Pra, ai ishte njeri shumë familjar me pushtetin. Merrej në dukje me një fondacion humanitar dhe ndihma modeste pranë spitaleve tona, nisi të ndërtojë një spital në Sauk që Berisha e përuroi bashkë me të në mes të fushatës elektorale në vitin 1996, por që nuk u hap kurrë dhe arriti të largohet nga Shqipëria në verën e vitit 1999, pak para se të niste një operacion i gjerë spastrimi ndaj tyre, koordinuar nga CIA dhe Shërbimi Sekret shqiptar”.

Bin Landen i dha Saleh 600 mijë dollarë me qëllim inkurajimin dhe krijimin e grupeve islamike në Shqipëri.
Mediat amerikane në atë kohë i atribuonin Sali Berishës misionin e strehimit në Shqipëri të radikalëve islamikë, ku vetëm pas ardhjes në pushtet të PS u mundësua arrestimi dhe dënimi i tyre, falë dhe bashkëpunimit të CIA-s me SHISH-in e drejtuar nga Fatos Klosi.
Në një artikull, Nju York Times, mes të tjerave shkruan; “Shtrirja e rrjetit të Xhihad-it pasqyrohet nga vendet ku u arrestuan 107 të pandehurit e gjyqit të 1999-ës- Shqipëri, Bullgari, Azerbaixhan, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipt. Ky ishte gjyqi më i madh kundër terroristëve që nga gjyqi i anëtarëve të Xhihad-it më 1981 për vrasjen e Sadat-it, ish presidentit egjiptian. Nga çfarë u bë e njohur këtu si gjyqi i të kthyerve nga Shqipëria, gjykata dënoi 87 vetë dhe dënoi me vdekje 10 prej tyre, përfshirë Dr. Zavahiri, që u gjykua në mungesë. Rrjeti kishte llogari bankare në shumë vende -Angli, Gjermani, Poloni dhe Shqipëri; Zoti Naggar, anëtar i Xhihadit, e lidhte Bin Ladenin direkt me rrjetin në Shqipëri”.
Saleh ishte gjithashtu i lidhur me Jasin Kadi, i cili është i njohur si një terrorist global nga Departamenti Amerikan i Thesarit në Tetor 2001.
Saleh dhe Kadi hynë në biznese të ndryshme të përbashkëta, duke përfshirë këtu importin e sheqerit, sipërmarrje mjekësore dhe shoqëri ndërtimesh. Saleh shërbeu dhe si menaxher i përgjithshëm i biznesit të Jasin Kadi në Shqipëri.
Dokumente dhe dëshmi të shumta konfirmojnë lidhjet e Sali Berishës me qarqet iraniane. Lehtësia dhe shpejtësia me të cilën Berisha kapi protestën e flamingove u jep një tjetër valencë këtyre fakteve dhe rrethanave.