Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka pritur në aeroport presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
“Mirësevjen në Tiranë presidenti Erdogan“, ka shkruar Hasani në X.
Presidenti turk do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, ku do të takohet me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama. Erdogan do të mbajë edhe një deklaratë të përbashkët me Ramën ndërsa pritet që të nënshkruhen edhe tre marrëveshje të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Vizita do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.