Ndarja e artistit Fero Fera dhe modeles Arbenita Ismajli bëri bujë kudo nëpër rrjet. Epo mesa duket modelja Arbenita ka hedhur disa kunja për ish-partnerin e saj në rrjete sociale, me të cilin ka dhe një vajzë, Ninën.
Në një postim të fundit në Instagram, Arbenita ka shkruar: “Dua ta provoj të jem bashkëshorte përsëri, mendoj se herën e kaluar isha unë burri”.
Ky mesazh duket se vjen pasi Arbenita ka bërë të ditur shpeshherë se Fero nuk ka qenë një bashkëshort i denjë, i cili ishte i akuzuar për dhunë në familje.