Faqja e njohur në rrjetin social Instagram, “Vipat e Bllokut” ka bërë publike për herë të parë se këngëtarja e njohur Elvana Gjata është duke shijuar një romancë të re.

Mirëpo ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen është fakti se partneri i saj është një burrë i martuar. Sipas të njëjtit burim, burri në fjalë është Elson Bajrakurtaj.

Ai është inxhinier, jeton në Londër e po ashtu ka marrë pjesë në filmin e Elvanës dhe Ermalit “2 Gisht Mjaltë 2”. Inxhinieri është gjithashtu mik me Blerim Destanin dhe Noziy-n. Lajmi është bërë menjëherë viral ndërsa një reagim nga Elvana Gjata nuk ka ardhur ende.