Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, prej orës 11:30 ndodhet në Tiranë, në një vizitë zyrtare.
Ai u prit në Rinas nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndërsa më pas është nisur drejt Presidencës ku është pritur nga presidenti Bajram Begaj.
Pas takimit me homologun e tij shqiptar, Erdogan u nis drejt Kryeministrisë ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama.