Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Kroaci, aty ku do të zhvillohet samiti Ukrainë-Europa Juglindore.
Rama është pritur në Dubrovnik nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dhe është takuar me presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky.
Një samit i ngjashëm u mbajt vitin e kaluar në Tiranë, me qëllim rritjen e mbështetjes për Ukrainën, përballë agresionit rus.