Partia Demokratike është ankuar se Garda ka dhunuar deputeten Elda Hoti, e cila edhe pse e përjashtuar, ka hyrë në ambientet e Kuvendit, ku ka hedhur një lëndë të djegshme, e cila dyshohej se ishte benzinë.
Garda dyshonte se Hoti do të përsëriste skenën e djegies së karrigeve, por këtë radhë brenda ambienteve të Kuvendit.
Ndaj dhe janë përpjekur ta ndalojnë atë, duke kërkuar t’i marrin lëndën që kishte në dorë.
Kjo, sipas PD-së, është dhunë e rëndë ndaj Hotit.