Stre shenja do të jenë në maksimumin e tyre këtë muaj. Tetori i pret surpriza pozitive, të cilat burojnë nga vetë ecuria e tyre e deritanishme dhe nga pranimi i situatave.
Ata marrin përgjegjësi, piqen dhe pranojnë dhuratat e universit pa diskutim.
Dashi
Në qendër të interesit të tyre do të jenë nevojat e brendshme të Dashit. Këtë muaj spontaniteti dhe guximi i tyre funksionon pozitivisht. Ata ndjekin ëndrrat e tyre dhe shfrytëzojnë mundësitë. Nëse nuk e bëjnë, me siguri do të “godasin murin me kokën”.
Gaforrja
Vendosni pak rregull në mendimet tuaja dhe përpiquni të lini pas të kaluarën. Përqendrohuni në atë që dëshironi dhe shfrytëzoni energjinë e universit për të ecur përpara. Kjo periudhë është më e mira për t’u fokusuar në mundësi të reja për të përmirësuar stilin tuaj të jetesës. Mund të jeni nën presion dhe i përkisni shenjave më të pafat të muajit , por kjo nuk do të thotë që nuk mund të mësoni diçka.
Peshorja
Gjithçka po funksionon në favorin tuaj këtë muaj. Ndiqini mundësitë që ju vijnë, pasi harmonia që dominon jetën tuaj do t’ju ndihmojë të përfitoni nga ajo që ju hapet. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në jetën tuaj personale, ku kërkimi i ekuilibrit do të jetë i suksesshëm.