Në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune (19 tetor) në Portin e Shëngjinit ka mbërritur anija e rojës bregdetare italiane për marrjen e 12 emigrantëve nga kampi i Gjadrit dhe dërgimi i tyre në Itali.
Anija që do të marrë emigrantët është ankoruar në portin e Shëngjinit dhe pritet që të niset pas disa orësh drejt Italisë, ku do të dërgojë 12 emigrantët nga kampi i Gjadrit.
Largimi i 12 emigrantëve nga Kampi i Gjadrit erdhi pa vendimit të Gjykatës së Romës për sjelljen e tyre në Itali.
Emigrantët vijnë nga Bangladeshi dhe nga Egjipti dhe sipas vendimit të Gjykatës “të dy vendet nga të cilat e kanë prejardhjen emigrantët, nuk janë vende të sigurta as në bazë të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”.
Vendimi i gjykatës ka shkaktuar “furtunë politike” në Itali, ku kryeministrja Giorgia Meloni e cilësoi vendim “paragjykues”, ndërsa shtoi se “është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t’i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshtime nga disa prej institucioneve që duhet të ndihmojnë në dhënien e përgjigjeve”.
Këto ishin emigrantët e parë që erdhën si pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali, ndërsa vetëm 12 prej tyre u vendosën në Kampin e Gjadrit, ndërsa 4 të tjerë u dërguan në Itali pasi ishin minorenë ose nuk përmbushnin kushtet e qëndrimit.