Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme lidhur me çështjen e “21 janarit”.
Pas daljes nga SPAK, Burgaj tha për gazetarët se kishte dhënë sqarime si person në dijeni për ngjarjet e ndodhura në ngjarjet e 21 janarit. Ai u shpreh se ka zbatuar vetëm ligjin dhe se nuk ka pasur asnjë urdhër për policinë për reagim. Sipas tij punonjësit e policisë kanë duruar dhunën e protestuesve dhe nuk kanë përdorur armë ose dhunë ndaj tyre.
“Dhashë sqarime si person qe ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit. Plani i masave është 50 faqe, nuk mund t’i komentoj. Policia ka bërë një plan të detajuar masash për 21 janarin dhe ka zbatuar ligjin. Kam zbatuar ligjin. Nuk kemi pasur asnjë urdhër për të reaguar. Policia ka duruar dhunë ekstrem dhe nuk ka përdorur as armë dhe as dhune ndaj protestuesve. Urdherarrestet jane ekzekutuar.”, ka thënë ai.