Saga e famshme e “Fifty Shades of Grey” është kritikuar shpesh për paraqitjen e BDSM-së (aktivitete që lidhen me kontrollin dhe kënaqësinë në marrëdhënie, duke theksuar rëndësinë e komunikimit dhe miratimit), pasi është vlerësuar si një histori që prek kufijtë e abuzimit dhe nuk përshkruan saktësisht një marrëdhënie të shëndetshme BDSM.
Por, kemi një sugjerim: Filmi “Secretary” ofron një përshkrim më autentik dhe të nuancuar të një lidhjeje dinamike por që përfshin miratimin e të dyja palëve si BDSM, duke eksploruar tema si besimi, dhembshuria dhe dashuria.
“Secretary” ka si protagoniste aktoren Maggie Gyllenhaal, në një nga interpretimet e saj më të mira, në rolin e një gruaje të re, mazokiste, që fillon një punë të re si sekretare për Edward Grey, një avokat me interesa jashtë së zakonshmes, i luajtur me mjeshtëri nga aktori James Spader.
Filmi, që konsiderohet dhe si origjinali prej të cilit “50 Shades of Grey” është frymëzuar, ia vlen të shihet prej të gjithëve prej performancave të forta, veçanërisht nga Maggie Gyllenhaal.
Ajo kombinon humorin dhe sensualitetin, duke ofruar një kuptim më të thellë të ndërlikimit të marrëdhënieve të tilla. Prandaj, për ata që janë të interesuar të eksplorojnë këtë temë, “Secretary” është një zgjedhje tejet origjinale, krahasuar me “50 Shades of Grey”.
Për një ide më të qartë, shihni trailer-in e filmit: