Gazetarja Rezarta Delisula ka publikuar librin më të ri kushtuar Tiranës. “Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-ës” titullohet libri i Delisulës, të cilin gazetarja e mirënjohur e prezantoi sot për të gjithë publikun, bazuar në dokumente osmane.
“Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-ës” sjell të panjohurat për kryeqytetin përmes dokumenteve të arkivave osmane. Ky botim nxjerr për herë të parë në dritë copëza historie mbi jetën e qytetit të Tiranës ne shekullin e 18-të.
Kujtojmë se 2 vite më parë, Delisula publikoi librin “Çfarë ka qenë Tirona”, ndërsa në 2018-ën, librin e parë Tirana-Mahnia, për të cilin gazetarja ka thënë se ka nisur që fëmijë, teksa kujtonte edhe shëtitjet me të atin.
Në librin “Çfarë ka qenë Tirona”, publikuar në vitin 2022, Delisula përcjell, kontributin e popullsisë tironse në ndërtimin e institucioneve arsimore, si dhe detaje e kuriozitete të panjohura më parë mbi funksionimin e qytetit dhe jetën e banorëve të tij.