Prej disa vitesh, mjekja psikiatre, Arjana Rreli, dhe shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, jetojnë një lidhje dashurie. Rreli është treguar hermetike për jetën e saj private, por sot në programin “Rudina” në Tv Klan e theu rregullin e saj duke na treguar si është jeta e dy mjekëve në të njëjtën shtëpi.
Përditshmëria e tyre është gjithnjë me oraret e zgjatura, takimin në orën 7 të mbrëmjes ku nuk mungojnë miqtë apo vajzat, por mbi të gjitha, të kuptuarit në të njëjtën lartësi mendimi. Nga përshkrimi i saj, Brataj duket edhe njeri shumë romantik, pasi kujdeset gjithnjë që t’i bëjë surpriza.
Rudina Magjistari: Sa njeri i surprizave është zoti Brataj?
Arjana Rreli: Për këtë nuk ka shok besoj. Nuk ka shok, sepse është ai që të thotë “Arjana, jam në Vlorë” dhe për gjysmë ore shfaqet aty me një trëndafil në dorë, është ai që nuk harron çdo Shën Valentin të sjellë tufën me tulipanë si simbol i dashurisë, është ai që shumë shpesh thotë “do të ikim për darkë sonte?”, po, dhe në tavolinë ti gjen miq që i ke bërë një javë përpara muhabet “sa na mori malli” dhe ai ka thënë “Arjana ka mall”, kështu që është një gjë shumë e bukur.
Si për të vërtetuar fjalët e saj, mjeku Skënder Brataj e surprizoi Arjanën publikisht duke hyrë në studio me një buqetë tulipanësh të bardhë.