I grumbulluar nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë në Nations League, Elseid Hysaj, ka folur për mediat italiane, për situatën e tij te Lacio, lënien e tij në pankinë dhe aktivizimin e tij të pakët gjatë dy muajve të fundit në Serinë A.
Por mbrojtësi shqiptar ka deklaruar për gazzeta dello sport, se nuk është aspak i shqetësuar për këtë.
“Nuk ndjehem keq sepse unë stërvitem çdo ditë me Lacion, jam pjesë e skuadrës dhe nuk ndjehem aspak jashtë planeve të saj.
Thjesht nuk luaj në fundjavë, por punoj vazhdimisht për të qenë në formë dhe i gatshëm për ndeshjet e kombëtares time”. Shqiptari 30-vjeçar ka një kontratë që e lidh me Lacion deri në 2026, ndaj është i qetë, edhe pse ka luajtur vetëm 9’ në 7 ndeshjet e para të kampionatit.
Nuk është në listën e Serisë A, por është i përqëndruar në stërvitje gjatë gjithë javës, me shpresën për t’i ndryshuar mendjen Baronit. Dëmtimi i Lazarit mund të jetë një mundësi për të ndryshuar skenarin për Hysajn.
Mungesa e Lazarit për një muaj, e detyron Baronin të ndryshojë listën e futbollistëve në Serinë A.
Por nëse ndodh kjo, atëherë lista nuk mund të modifikohet më deri në fund të janarit 2025. Që do të thotë se edhe nëse Lazari rikuperohet, deri në fund të janarit nuk mund të luajë.