Në bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama, pedagogu Gentjan Shaqiri është ndalur edhe te karriera e tij si pedagog i Universitetit të Tiranës ku jep mësim prej 16 vitesh në Fakultetin e Ekonomisë.
I pyetur nga kryeministri lidhur me interesin e studentëve, Gentjani shprehet se: “Nga pikëpamja infrastrukturore është në nivele shumë të kënaqshme. Fakulteti i ekonomisë është i ristrukturuar që në vitin 2020.
Unë studentët përpiqem ti klasifikoj në momentin kur ata bëjnë pyetje. Sa të azhornuar janë, as ‘in’ janë me temën dhe sa të interesuar janë. Ka një pjesë studentësh që janë shumë të interesuar.
Kam hasur dhe studentë në vështirësi. Shoh që ata studentë që duan të ecin përpara bëjnë grupe me njëri tjetrin. Shoh që vijnë interesohen, flasin me pedagogët. Sidomos dhe pedagogët duhet të jenë atraktivë.
Unë për veten time aplikoj një format që e kam mësuar nga pedagogu im Italian që quhet “edutainment”, pra education + entertainment. Një lloj formo duke u argëtuar”.