I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, kryeministri Rama pritet me daulle në New York
Qindra mbështetës, të veshur me kostume popullore dhe qeleshe, takuan me entuziazëm kreu e qeverisë shqiptare, njëkohësisht kreun e Partisë Socialiste në Gotham Hall të New York-ut.
Pas Athinës dhe Milanos, kryeministri Edi Rama vijon turin me diasporën në New York. Ky takim vjen në një kohë kur me ndryshimet e kodit zgjedhor shqiptarët në emigracion do të mundë të votojnë në zgjedhjet e 2025.