Ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela i cili ka dhënë mendimin e tij rreth çështjes që ka bërë bujë, atë të Ilir Metës.
Ish-Presidenti i republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Një nga çështjet kyç të këtij arrestimi ishte dhe momenti dhe mënyra si u arrestua ish-Presidenti. Ai u vu në pranga nga pak minuta para se të jepte konferencë gjithashtu edhe me një dhunë nga ana e gardës.
Avokati Ngjela ka theksuar se punonjësit e gardës kanë vepruar në atë mënyrë pasi kanë dyshuar se Meta ka patur armë në makinë për kundërshtim arresti ose edhe persna të tjerë të armatosur.
“Mos t’a marrim shabllon, janë njerëz të fortë. Ata që shkuan për të arrestuar mund të kenë patur informacion se ka armë. Tipa të tillë pushtetarë me mjete force me individë, në momente goditje e humbasin nënkoshiencën, jam i bindur që ka qenë me armë ndaj i bënë atë kapje ose me roje joshtetërore. Janë roje private dhe ata kanë pasur të dhëna që ka patur forca që mund të qëllonin. Nëse ka patur e s’kanë vepruar s’i ka lënë Meta se s’ka patur mundësi se ishin shumë ata. Meta s’u tregua agresiv të shikojmë në gjyq” tha avokati.