Sipas burimeve të Lexo.al, ish-Presidenti Ilir Meta ka bërë rezistencë gjatë momentit të arrestimit. Meta është lidhur me rripin e sigurimit dhe gjatë aktit të arrestit ka goditur një nga agjentët e BKH.
Gjatë arrestimit të kreut të PL Ilir Meta ka patur edhe përplasje mes fizike mes shoferit dhe shoqëruesit të Metës dhe Policisë. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara agjentët e BKH-së e kanë nxjerrë me forcë Metën nga makina.
Po ashtu nga pamjet shihet se ka pasur edhe rezistencë të Metës, edhe shoferit të tij për të mos iu bindur agjentëve. Ndërkohë efektivët e kanë tërhequr me forcë nga makina dhe e kanë futur në makinën e policisë.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi.