Kreu i agjencisë izraelite të spiunazhit, Mossad, ka këmbëngulur se pas përfundimit të inkursionit të vendit të tij në Liban, çdo armëpushim do të kushtëzohet me lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, sipas agjencisë së lajmeve Walla, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan.
Dadi Barnea, kreu i Mossad, së fundi ia përcjell kërkesën drejtorit të CIA-s, William Burns.
Sipas zyrtarit amerikan të paidentifikuar dhe një burimi tjetër të informuar, Barnea i tha Burns se Izraeli dhe SHBA duhet të bien dakord për një armëpushim në Liban vetëm nëse Hamasi liron pengjet.
Shefi i Mossad-it dyshohet se beson se do të ishte e mundur që grupi i armatosur libanez, Hezbollah, Irani dhe “elementë të tjerë në rajon” të ushtronin presion ndaj liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, për të përmbushur kushtet, thuhet në raport.
Rreth 1200 njerëz u vranë dhe 250 të tjerë u morën peng gjatë një inkursioni në Izrael nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar.