Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Ndërhyrja është kryer nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata.
Mjeku Gjata për “News24”, ka treguar se ndërhyrja e kryeministrit ka zgjatur rreth dy orë dhe se gjendja e Ramës është stabël.
Ai ka treguar se ndërhyrja ishte planifikuar disa ditë më parë, ndërsa mbrëmjen e sotme kreu i qeverisë do të qëndrojë në spital.
“Rama është zgjuar nga anestezia dhe është në gjendje stabël.
Operacioni i Ramës zgjati rreth 2 orë, ndërsa kryeministri do të qëndrojë sot në ambientet spitalore Operacioni ishte planifikuar disa ditë më parë”, u shpreh ai.