Aktorja e famshme e Hollywood-it, Angelina Jolie, së fundmi ka zbuluar se fëmijët e saj nuk dëshirojnë të bëhen njerëz publik. Nga martesa me aktorin me famë botërore, Brad Pitt, ajo ka fëmijët Madoxx, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakët Knox dhe Vivienne.

Gjatë premierës në Los Angeles të filmit të saj më të ri “Maria”, Jolie tha për “E! News” se nuk pret që asnjë nga gjashtë fëmijët e saj të ndjekë rrugën e aktrimit apo të bëhen të famshëm.

“Jo, mendoj se janë njerëz shumë të turpshëm dhe shumë privatë ”, tha ylli i kinematografisë botërore duke shtuar se “fëmijët e saj duan ta mbajnë jetën e tyre personale larg syrit të publikut”.