Me një kalendar të pasur aktivitetesh, vendi jonë është gati të presë Javën Kulturore Austriake, nga datat 26 deri më 31 Tetor. Koncerte muzikore që do të gjallërojnë Tiranën e Shkodrën, shfaqje teatrale, filmash dhe workshop-et, janë vetëm disa nga aktivitetet e rezervuara për këtë javë që vjen në vendin tonë në kuadër të Javës Kulturore Ndërkombëtare që ka nisur në vendin tonë që prej muajit Maj.

Aktivitetet e Javës Kulturore Austriake nisin me një “Koncert Piano: Kabo & Scheucher”, në kuadër të festivalit PIANODROM. Koncerti që do të mbahet në Sallën e koncerteve UART në Tiranë nga dy artistët Zamir Kabo dhe Philipp Scheucher është edhe një mundësi për të festuar lidhjet kulturore dhe për të zbuluar pasurinë e artit austriak.