Julian Nagelsmann nuk e mendon dorëheqjen nga detyra e trajnerit të Gjermanisë pas humbjes me penallti ndaj Paraguajit, që solli eliminimin nga Kupa e Botës. “Nuk jam nga ata që ia mbathin”, – tha trajneri gjerman pas eliminimit.
”Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë dhe janë disa situata, ku lind nevoja për ndryshim. E di që ka shumë persona që duan që unë të largohem, por nëse federata dëshiron të vazhdojë me mua, jam i gatshëm të eci përpara”, – ka shtruar Nagelsmann.
Trishtimi për humbjen kryqëzohet me analizën e ndeshjes: “Ky është futbolli, herë fiton dhe herë humb. Në këtë turne nuk i kemi bërë tifozët tanë të festojnë shumë, por jam i bindur se mund të bëjmë një punë më të mirë.
Kundër Paraguajit ishte vërtet e vështirë, sepse kishim përballë një skuadër ultra difensive. Nuk bëmë aq sa duhet dhe të eliminohesh nga një kundërshtar i kësaj natyre të bën të ndihesh keq. Nëse nuk shënon sa duhet, nuk mund të kalosh më tej dhe për këtë më vjen shumë keq”.










