Dea Vieri ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në “Wake Up” ku zbuloi se është në një lidhje të re. Ajo u pyet nga moderatoret e programit nëse e ka gjetur partnerin ideal dhe e konfirmoi.
“Me thënë të drejtën, unë jam duke dalë me dikë… Partneri ideal… për mua, po! Për momentin, po! Mendoj se ai është partneri im ideal, por që jeta është shumë e gjatë, dalin gjithmonë surpriza. Ndoshta rrugës fillon dhe njeh një cilësi që ndoshta nuk ia kishte vënë re më para. Por me aq sa gjykoj unë për momentin, çdo gjë është OK”, -tha Dea.
Ajo ndau se partnerin e ka njohur nga miq të përbashkët dhe zbuloi pse kjo për të është mënyra ideale për të njohur dikë.
“Unë e kam njohur nga miq të përbashkët. Mua më pëlqen më shumë kjo mënyra, edhe për energjinë që merr në kontaktin e parë. Sepse ndodh që kur ti flet me një njeri online, ai është shumë i zoti me mesazhe dhe pastaj kur të ulet në tavolinë ka një energji të keqe fare dhe me zor i lidh 2-3 fjalë. Më ka ndodhur më pë