Afro 50 raste të reja janë diagnostikuar me kancer gjiri gjatë tetorit rozë. Ende pa u mbyllur muaji i ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundje ekspertët e shëndetit publik flasin për rëndësinë e fushatës së depistimit për kapjen e hershme të kancerit të gjirit, transmeton A2.
Por Genta Qirjako, eksperte e Shëndetit Publik rekomandon çdo grua dhe vajzë që kontrollet e gjirit t`i planifikojnë edhe përtej tetorit rozë. Kanceri i gjirit është shkaku i parë i vdekjeve nga kanceri tek gratë.
Vetëm në 2023 më shumë se 200 gra humbën jetën nga kjo sëmundje, ndërsa gjatë një viti janë disgnostikuar me këtë kancer 750 gra e vajza. Sipas ekspertëve kontrollet periodike bëjnë të mundur kapjen ne stadet e hershme te kancerit dhe zgjatjen e jetës së gruas së prekur.