Në rrjet po qarkullon së fundmi një video teksa një fermere thotë se këngët e Taynës qetësojnë lopët e saj. Reperja shqiptare e ka shkarkuar videon dhe e ka postuar në “InstaStory” ku më pas ka treguar sekretin e këngëve të saj.
“Sekreti është te frekuencat. Muzika jem rekomandohet jo vetëm në klub, në vetura, në SPA, por edhe nëpër ferma,” shprehet Tayna.