Vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare dhe duket se është krijuar një parti e re.
Bëhet fjalë për partinë “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, e cila është themeluar nga Inida Gjata, e njohur me emrin e artit “Zhaku” dhe historiania Elena Kocaqi.
Më shumë detaje për projektin e saj ka dhënë vetë Gjata, në një intervistë të dhënë për Report TV.
Edhe pse nga Gjermania, ku jeton prej vitesh me partnerin e saj, Irida “shpalosi” planin e partisë së saj, por gjithashtu sulmoi partitë e vjetra.
Ndër të tjera ajo u shpreh e sigurt se partia e re do të bëjë revolucion dhe do të ketë një fitore të sigurt në zgjedhje.
Duke qenë e qartë në qëllimet e saj, ka vendosur edhe rikthimin e saj në Shqipëri për t’ju dedikuar politikës me kohë të plotë.
“Mjafton të shohësh si vijojnë me të njëjtën retorik dhe se si shahen me njëri –tjetrin këta të opozitës, janë të degraduar si Berisha, Meta.
E gjithë kjo klasë politike e kalbur ka shkatërruar shpresat dhe besimin tek shqiptarët dhe tek ata të diasporës. E kanë trajtuar vendin si ta kenë të trashëguar nga babai. Ne do të fitojmë në mënyrë spektakolare.
Këta e kanë lakun në fyt, sepse janë shkatërrimtar, kriminelë, kanë shkatërruar çdo gjë. Shih njerëzit që kanë ata përreth, janë njerëz pa ide. Ne do të bëjmë revolucion. Ne se kemi betejën me partitë e vogla, ata kanë rrugëtimin e tyre nuk do kenë ne do të zgjedhim hallet e popullit.
Ne e kemi filluar mbledhjen e firmave, që kur vendosëm që ta bëjmë bashkë këtë, na u bashkuan shumë personalitete, Elena kishte kohë që e kishte nisur mbledhjen e firmave dhe njerëzit prisnin që të vinte momenti i duhur.
Firmat i kemi mbledhur, por duam që të kemi mbi numrin e kërkuar dhe jemi duke kontaktuar me aktivist dhe me njerëz që duan të na mbështesin dhe me shqiptar që janë gati që të vijnë që të votojnë. Po do të rikthehem.
Ne jemi duke u organizuar në një mënyrë tepër efektive, ka shumë fryte ky organizim dhe do të kthehemi me intelektual dhe njerëz që e duan vendin. Unë vet këtë dua që të realizojë këtë projekt”, tha ajo.