Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Kolegjin e Europës në Tiranë, një tjetër projekt i rëndësishëm në rrugëtimin e përafrimit të universiteteve tona me standardet europiane.

Rama: Është pa asnjë dyshim se fillesa është Ursula dhe dua të shpreh një falënderim mjaft të thellë për të, që ka qenë një mike e palëkundur e dashur dhe e vërtetë, për Shqipërinë dhe rajonin tonë. Ursula dua të të garantoj se ky është një investim i mirë, sepse për miq ne shkojmë përtej së mundurës, mund edhe të vrasim… Jeni politikania evropiane më e sigurt që ekziston. E E di që Frederika e di që ajo që po them është e vërtetë, Frederika filloi dhe u përpoq fort atë që Ursula përfundoi, të ulte Shqipërinë në tryezë për bisedimet e anëtarësimit. Nuk ishte shumë vjet përpara, por ishte Europë tjetër. Kremtojmë këtë moment të jashtëzakonshëm të takimi me studentët dhe profesorët, vetëm dy vjet pasi kjo ide u hodh në Tiranë, pasi zhvilluam samitin me BE. Nga ideja te realizimi është një arritje e madhe dhe nisi nga një bisedë mes meje dhe presidentes së KE, Është një shembull që mund të përdorët se Gjermanët dhe shqiptarët janë bashkë për të përshpejtuar shumë gjëra. Askush nuk do të kishte besuar që kjo do të ndodhte. Nuk është rastësi që kolegji e çel kampusin pikërisht në momentin kur Shqipëria çeli bisedimet për grupkapitullin e parë, për t’u bërë anëtare. Është shenjë e fortë që yjet e Shqipërisë janë në vijë të drejtë dhe rruga drejt anëtarësimi është e pandalshme.