“Angazhimi i fortë i Shqipërisë në procesin reformues drejt BE bëri që javën e kaluar të hapnim grupin e parë të kapitujve negociues, themeloret, në kuadër të Konferencës Ndërqeveritare.”

Kështu shkruan Komisioneri për Zgjerimin i BE, Oliver Varhelyi në rrjetin social X, një javë pas vendimit historik për hapjen e negociatave me Shqipërinë për kapitujt themelorë.

“Ne i japim Shqipërisë gjithë mbështetjen për të përshpejtuar procesin e reformave, në mënyrë që vendi të jetë anëtar i BE-së deri në fund të mandatit të ardhshëm”, shkruan më tej Varhelyi.

Në videon e publikuar prej komisionerit shfaqen projektet dhe investimet e BE në Shqipëri, teksa komisioneri thotë se “ne kemi filluar ta ndërtojmë Europën në Shqipëri”.

“Bypassi i Vlorës që inaguruarm, Kolegji i Euroipës, i pari në Ballkan, etj, qoftë konektiviteti, qoftë energjia, qoftë mjedisi, qoftë trajtimi i ujërave apo i mbetjeve, në të gjitha aspektet e jetesës së përditshme, por mbi të gjitha plani i rritjes, do tu ndihmojë juve të përshpejtoni reformat që ju mundësojnë anëtarësimin”, deklaron Varhelyi.

Lista e rezultateve sipas tij është shumë e gjatë, por të gjitha këto erdhën sepse Shqipëria nuk hezitoi kurrë të bënte çdo gjë që kërkohet në rrugëtimin europian.

Video:

https://x.com/olivervarhelyi/status/1848288352488837482?s=46