LUKSEMBURG- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Hungarisë, Péter Szijjártó, tha se vendi i tij do të qëndrojë krah Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Gjatë konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE, diplomati hungarez tha se Procesi i integrimit në BE i Ballkanit Perëndimor e bën rajonin më të zhvilluar, më me stabilitet dhe më të sigurt.
“Shqipëria ka ecur shumë mirë kur vjen puna për përmbushjen e kushteve që ka vendosur BE, që të ketë mundësi të çelë kapitujt e negociatave. Është nder dhe privilegj, që nisja e negociatave për Shqipërinë, nis gjatë presidencës hungareze te BE. Janë gjashtë grupkapituj që duhen të negociohen tej e tej. Procesi përgatitor është vërtet i vështirë, kompleks dhe e dimë se përvoja ka shumë rëndësi. Hungari do të ofrojë trajnim për 50 pjesëtarë të administratës së Shqipërisë. Jemi të vendosur për të zhvilluar një politikë të mirë, të fqinjësisë së mirë. Procesi i integrimit në BE i Ballkanit Perëndimor e bën rajonin më të zhvilluar, më me stabilitet dhe më të sigurt. Hungaria e përkushtuar për të shoqëruar Shqipërinë drejt BE”, tha ai.